Keylor Navas: Lutesha që vajza ime të mos kërkonte biçikletë, s’më dilte rroga deri në fund të muajit
20 Shkurt 2026 13:07 Alfred Lleshi Pas 9 sezonesh në elitën e futbollit me Real Madridin dhe PSG, paratë nuk janë më problem për Keylor Navas, por fillimet në Europë ishin shumë të vështira. Në një intervistë për “AS”, portieri kujtoi sezonin 2009/10 tek Albacete: “Dhjetë ditë para fundit të muajit llogaria ime ishte pothuajse zero. Jetoja me bashkëshorten dhe vajzën Dani. Për ditëlindjen e saj shkuam në një dyqan lodrash dhe shpresonim të mos zgjidhte biçikletën, sepse nuk mund ta përballonim. Fatmirësisht nuk i pëlqente shumë. Klubi ishte në falimentim dhe rroga ishte e reduktuar; mjaftonte vetëm për qiranë dhe ushqimin. Në fund të muajit përdornim kartën e kreditit të gruas për nevojat bazë”. Rruga ndryshoi pas rënies së Albacete, kalimit te Levante dhe...
Burimi:
telesport.al