Kevin Durant i jep fitoren Houston, Clippers triumfon në shtesë, “OK” Indiana e Brooklyn
Koha shtesë i ka buzëqeshur ekipit të Clippers, që fitoi 121-117 ndaj Toronto jashtë fushe. Harden me 31 pikë e 10 asist u dallua për miqtë. Jashtë fushe fiton edhe Cleveland, që mposhti në sekondat e fundit 117-115 Philadelphia (u dallua Tyson me 39 pikë). Nuk zhgënjen Indiana, që triumfoi 127-119 ndaj New Orleans, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Siakam-Huff, që së bashku realizuan 56 pikë. Skuadra e Brooklyn, falë 26 pikëve të Porter dhe 23 të Cloëney, triumfoi 112-109 ndaj Chicago në sekondat e fundit. Houston ngjitet në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit pas fitores 110-105 ndaj Minnesota. Kevin Durant realizoi 39 pikë, mbështetur edhe nga Sengun me 25 pikë. Ekipi i Sacramento, falë 26 pikëve të Russell Westbrook, mposhti 128-115...
Burimi:
telesport.al