Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
“Këtu ndihem rehat, jo si te Lacio”, huazimet lodhin lojtarin shqiptar: Nuk dua të huazohem përsëri
Arijon Ibrahimoviçi po gjen vazhdimësinë në Bundesligën gjermane. Pas disa huazimeve në Serinë A në radhët e Frozinones dhe Lacios, ku nuk gjeti hapësirat e duhura në fushën e lojës, tashmë po luan titullar me ekipin e Hajdenhajmit. Në një intervistë me “Abendcajtung”, Ibrahimoviçi shqiptar ka deklaruar se nuk dëshiron më huazime në karrierën e tij. Ai ka theksuar se në Hajdenhajm ka gjetur rehatinë e duhur, ndryshe nga përvojat e mëparshme te Lacio dhe Frozinone. “Jam mësuar me këtë gjë (me huazimet), por nuk dua që të huazohem përsëri. Do më pëlqente vërtetë që të rrija në një klub në mënyrë të përhershme. Tashmë ndihem ekstremisht rehat në Hajdenhajm. Nuk ishte kështu në përvojat e mia të mëparshme (në Lacio dhe Frozinone). Hajdenhajmi është...