“Këtu është jetë shumë ndryshe se në Chelsea”, Broja rrëfen përshtatjen e tij te Burnley: Ishte e vështirë, por e kam shijuar

“Këtu është jetë shumë ndryshe se në Chelsea”, Broja rrëfen përshtatjen e tij te Burnley: Ishte e vështirë, por e kam shijuar

Armando Broja duket se është në rrugën e duhur për t’u kthyer në formën e dikurshme. Sulmuesi shqiptar po merr së fundmi minutat e nevojshme, ndërsa në ndeshjen e fundit në Premier League arriti edhe të shënonte. Klubi Burnley ka shpërndarë një video në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ku Broja rrëfen se si po shkon përshtatja e tij në një ekip dhe qytet të ri. Lojtari i Kombëtares është shprehur se në Burnley jeta është shumë më ndryshe se sa te Chelsea. “Ia kam kaluar mirë deri tani. Ka qenë e vështirë, por ia kam kaluar mirë. E kam shijuar. Është shumë ndryshe nga jeta në Chelsea, por po e shijoj këtu në veri. Më pëlqen, është diçka ndryshe. Mendoj se njerëzit këtu janë më...