“Këtë s’mund ta filmoj”; gafa e Yamal me Szczesny, “live” nga dhomat e zhveshjes së Barcelonës

“Këtë s’mund ta filmoj”; gafa e Yamal me Szczesny, “live” nga dhomat e zhveshjes së Barcelonës

13 Janar 2026 10:11 Alfred Lleshi Lamine Yamal i çoi tifozët brenda dhomave të zhveshjes së Barcelonës pas fitores së Superkupës ndaj Real Madridit, duke regjistruar një video me telefonin e tij në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah. I entuziazmuar nga suksesi, ai nisi xhirimin pa e vënë re se portieri Szczesny po pinte një cigare. “Bukuria e transmetimit live” i luajti një rreng, duke e detyruar ta ndërpresë menjëherë videon. Në pamjet, fillimisht “selfie” e më pas panoramike, shihen disa shokë ekipi duke u relaksuar, ndërsa në sfond shfaqet Szczesny duke folur me një anëtar të stafit, me një re tymi mbi kokë. Yamal e kuptoi menjëherë gafën dhe ndryshoi “kornizën”, duke pëshpëritur: “Këtë nuk mund ta regjistroj”. Megjithatë ishte vonë; episodi...