Kërnaja i Partizanit, trajneri më i mirë i muajit shkurt, çmimin ia jep Starova

Kërnaja i Partizanit, trajneri më i mirë i muajit shkurt, çmimin ia jep Starova

Adriatik BALLA Ecuria e javëve të fundit të Partizanit ka qenë mjaft e mirë, aq sa i ka marrë vendin e katërt Dinamos, pozicion që siguron pjesëmarrjen në “Final Four” dhe u jep një shans skuadrave të lakmojnë pjesëmarrjen në Europë. Me sa duket pjesëmarrja në Conference League është bërë objektiv parësor i Partizanit dhe ecuria e këtyre javëve ka bindur se skuadra dhe vetë trajneri Kërnaja janë në rrugën e duhur. Këtë e shpreh edhe vlerësimi që ka marrë ekipi nga stafi i kuq dhe opinionistët e sportit, por edhe vetë trajneri Oltijon Kërnaja. Ky i fundit është shpallur trajneri më i mirë i muajit shkurt në kampionatin “Abissnet Superiore”. Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur teknikun e Partizanit pas rezultateve shumë të mira...