Kërkon mandatin e 7 në krye të FSHF-së, Armand Duka propozohet nga shoqata rajonale e futbollit të Tiranës

Kërkon mandatin e 7 në krye të FSHF-së, Armand Duka propozohet nga shoqata rajonale e futbollit të Tiranës

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë ka zhvilluar këtë të martë Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore ku fillimisht është rizgjedhur kreu i saj Krenar Alimehmeti, i cili merr mandatin e dytë. Në rendin e ditës ishte edhe propozimi për kreun e ri të FSHF-së, pasi këtë vit do të mbahen zgjedhjet. Unanimisht, 45 anëtarët që morën pjesë nga 77, propozuan emrin e Armand Dukës, kreun aktual të FSHF-së që do të kërkojë mandatin e 7-të. “Në rendin e ditës ishin edhe propozimet për kandidatë për President të FSHF-së dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Anëtarët e shoqatës kanë propozuar si kandidat z. Armand Duka për postin e Presidentit të FSHF-së, që u votua nga të gjithë anëtarët e shoqatës gjatë punimeve të asamblesë. Ndërsa, si kandidat për anëtar të Komitetit...