Kërcet grushti në Laç, denoncon klubi i Bylisit: Futbollistët tanë u dhunuan nga dy zyrtarët vendas

Kërcet grushti në Laç, denoncon klubi i Bylisit: Futbollistët tanë u dhunuan nga dy zyrtarët vendas

Të dielën e 15 marsit Laçi U19 dhe Bylis U19 u përballën në stadiumin e Kurbinit, në kuadër të javës së 21-të të kampionatit të kësaj grupmoshe. Ky duel përfundoi në barazimin 0-0, por nuk munguan incidentet. Klubi i Bylisit ka reaguar përmes një postimi në kanalet e komunikimit përsa i përket incidentit të ndodhur në Laç gjatë këtij dueli. Ballshiotët akuzojnë dy zyrtarët e klubit kurbinas, Naim Halilaj dhe Kleo Laska se kanë goditur dy futbollistët e Bylisit, nigerianin Ahmed Ibrahim Adepoju dhe Mirlind Bahaj, duke i ofenduar dhe akuzuar se luajnë për Partizanin. Ky reagim vjen pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 ndërsa kurbinasit pozicionohen në vendin e parë me 27 pikë, Partizani U19 me 25 pikë në të dytin dhe në...