“Këpuca e Artë” / Kane shkëputet nga Mbappé, kapiteni zikaltër humbet një pozicion
16 Shkurt 2026 9:21 Alfred Lleshi Harry Kane shkëputet nga Kylian Mbappé dhe kryeson i vetëm renditjen për “Këpucën e Artë” europiane. Anglezi shënoi dy gola, ndërsa francezi mbeti në vend, duke krijuar një diferencë prej 6 pikësh mes tyre. Në vendin e tretë ndodhet Erling Haaland me 44 pikë. Serie A përfaqësohet në “top 10” nga Lautaro Martínez, golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, i cili renditet i teti me 14 gola të realizuar. Pikët llogariten duke shumëzuar golat me koeficientin e UEFA-s, që ndryshon sipas kampionateve. Golat në 5 ligat kryesore (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë) vlejnë 2 pikë; në kampionatet nga vendi i 6-të deri në të 22-in vlejnë 1.5 pikë; ndërsa të tjerat 1 pikë. Renditja kryesohet nga Kane me 52 pikë,...
Burimi:
telesport.al