Kempes fton Mastantuonon të guxojë si Yamal: Ndryshe, nuk do të zgjasë shumë te Real Madridi

Kempes fton Mastantuonon të guxojë si Yamal: Ndryshe, nuk do të zgjasë shumë te Real Madridi

Franco Mastantuono, 18 vjeç, mbërriti te Real Madridi verën e kaluar dhe po konsiderohet një nga perlat e klubit. Megjithatë, nga Argentina vjen një mesazh sfidues prej legjendës Mario Kempes, 71 vjeç, i cili i kërkon më shumë guxim. “Nuk është e lehtë, nuk është te River, nuk është te Boca…, është te Real Madridi. Atje duhet të fitosh edhe në stërvitje. Mastantuono duhet të guxojë më shumë, të jetë më i guximshëm. Nëse e morën nga River për Real Madridin, ishte për shkak të formës që kishte. Sot ajo formë nuk duket në favorin e tij, nëse nuk e përdor nuk do të zgjasë shumë”, – tha Kempes. Ai e krahasoi me stilin e Lamine Yamal: të marrë përsipër rrezikun, të përpiqet, të godasë...