Keidi Bare kalon dëmtimin dhe bën plane për Kombëtaren, Tolaj spikat me gola në League One në Angli

Keidi Bare kalon dëmtimin dhe bën plane për Kombëtaren, Tolaj spikat me gola në League One në Angli

Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares e kanë mendjen te ndeshjet e “play-off”-it në kualifikueset e Botërorit të këtij viti dhe siç dihet duelin gjysmëfinal Shqipëria e ka me Poloninë më 26 mars. Në këtë ndeshje trajnerit Silvinjo i duhet një grup sa më i plotë që të jetë në gjendje të bëjë diferencë dhe të marrë maksimumin në fushë dhe të realizojë objektivin e skuadrës. Për momentin ka shenja pozitive nga disa lojtarë “të harruar” që vijnë ose nga dëmtimet ose kanë kapur formën optimale për shkak të përgatitjes së fortë. Bare rikthehet nga dëmtimi Keidi Bare është rikthyer sot në stërvitje me Real Zaragozën. Mesfushori ka lënë pas shqetësimet fizike, ndërsa në prag është ndeshja delikate me Burgos. Bare mungoi në tri javët e...