“Kategoria Superiore” për vajza në statistika/ Vllaznia, ekipi që ka shënuar më shumë gola në fazën e parë

“Kategoria Superiore” për vajza në statistika/ Vllaznia, ekipi që ka shënuar më shumë gola në fazën e parë

Kampionati “Kategoria Superiore” për vajza ka përmbyllur me sukses fazën e parë të edicionit futbollistik 2025/2026. 9 ekipet pjesëmarrëse në garë kanë sjellë përballje mjaft emocionuese dhe me një numër të madh golash, plot 254. Në fazën e parë të këtij sezoni, ekipi i Vllaznisë kryeson renditjen si ekipi që ka shënuar më shumë gola deri më tani, 59 gola. Shkodranet ndiqen nga skuadra e Gramshit, me pesë gola më pak se Vllaznia, 54 të tillë. Në vendin e tretë si ekipi që ka shënuar më shumë gola është ekipi i Apolonisë, me 45 të tillë. Lista plotësohet nga Teuta (34 gola), Egnatia (23 gola), Partizani (19 gola), Kinostudio (10 gola), Atletik Klub (5 gola) dhe Lushnja (1 gol). Sa i përket golashënueseve më të...