Kategoria e Parë: Zgjdhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës (foto)
Java e 29-të e kampionatit të Kategorisë së Parë dhuroi ndeshje mjaft interesante, me spektakël, gola e garë të fortë në çdo fushë. Pas përfundimit të kësaj jave, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur, me pankinën që i besohet teknikut të Besës, Gugash Magani, pas fitores së rëndësishme në transfertë ndaj AF Luftëtarit. Sipas skemës 1-3-4-1-2, në portë është përzgjedhur gardiani i Skënderbeut, Ilir Dobjani, i cili mbajti të paprekur rrjetën në përballjen ndaj Ilirisë. Vija mbrojtëse përbëhet nga treshja: Miklovan Pere (Pogradeci), Erest Lamellari (Kukësi) dhe Ersi Kapo (Besa). Në mesfushë rreshtohen katër futbollistët: Hajrulla Tola (Laçi), Paulo Estrela (Skënderbeu), Ledjo Tresa (Laçi) dhe Fadil Meta (Lushnja). Në mbështetje të sulmit është i vendosur lojtari i Kukësit, Matheus Alisson ndërsa reparti ofensiv...
Burimi:
telesport.al