Kategoria e Parë: Skënderbeu ndalet në shtëpi, Laçi fiton në frymën e fundit. Kastrioti fiton derbin

Kategoria e Parë: Skënderbeu ndalet në shtëpi, Laçi fiton në frymën e fundit. Kastrioti fiton derbin

17 Janar 2026 18:43 Telesport Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 18-të në Kategorinë e Parë, ku nuk kanë munduar befasit. Skënderbeu është ndalur në shtëpi 1-1 ndaj Luftëtarit, golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënuan miqtë, por vendasit barazuan shpejt. Laçi fitoi 2-1 ndaj Kukësit me golin vendimtar në minutën e 90+8. Burreli fitoi 2-0 ndaj Apolonisë, me të njëjtin rezultat fitoi edhe Lushnja ndaj Korabit. Ne derbin Kastrioti-Iliria, krutanët fituan 1-0. Barazim pa gola në sfidën Pogradeci-Besa. Përsa i përket renditjes, udhëheqin Skënderbeu dhe Laçi, ndërsa gara për play-off duket shumë e fortë. Renditja e plotë pas 18 javëve është si më poshtë: