Kategoria e Parë/ Skënderbeu ndalet në barazim, ngjitja në Superiore me pikëpyetje

Kategoria e Parë/ Skënderbeu ndalet në barazim, ngjitja në Superiore me pikëpyetje

Skënderbeu po marshonte i sigurt drejt “Abissnet Superiore”, ndërsa duke qenë pesë javë larg fundit të Kategorisë së Parë gjërat po vështirësohen. Pogradeci është tashmë 6 pikë larg dhe me një ecuri të frikshme në javët e fundit. Laçi duke qenë 1 pikë larg, duket i pandalshëm pasi regjistron 13 fitore radhazi. Skënderbeu e komplikoi rrugëtimin e tij sot, pasi barazoi pa gola ndaj Korabit. Mundësia e fitores ishte në këmbët e Saleh Nasr në pjesën e dytë, por gaboi nga penalltia përballë Leon Kozit. Ish-portieri i Tiranës kuptoi krahun e goditjes dhe largoi rrezikun në minutën e 55-të. Skënderbeu e niste vitin me hap fals ndaj Luftëtarit në Korçë. Thuajse në të njëjtën minutë si sot, ishte Skander Tahiri që i kthehej në makth...