Kategoria e Parë: Skënderbeu mjaftohet me një gol në transfertën ndaj Burrelit, Laçi dhe Pogradeci nuk i ndahen
Janë zhvilluar këtë të shtunë ndeshjet e javës së 30-të në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku nuk munguan përballjet e forta dhe rezultatet interesante në garën për objektivat e skuadrave. Në transfertë, Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit me rezultatin 1-0, duke vijuar të kryesojë renditjen e kampionatit. Fitore në transfertë mori edhe Laçi, që mposhti Kastriotin 2-1. Fitore bindëse regjistroi Pogradeci, që triumfoi 5-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Në sfidat e tjera të javës, AF Luftëtari fitoi në transfertë ndaj Ilirisë me rezultatin 2-1, ndërsa dy ndeshjet Besa – Lushnja dhe Korabi – Apolonia u mbyllën në barazim pa gola. Pas javës së 30-të, renditja e kampionatit kryesohet nga Skënderbeu me 73 pikë, i ndjekur nga Laçi me 70 pikë...
Burimi:
telesport.al