Kategoria e Parë: Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci bëjnë detyrën. Ja renditja (tabela)
Janë mbyllur ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë së Parë, të zhvilluara në dy ditë, më 28 shkurt dhe 1 mars, me të gjitha përballjet të luajtura në orën 13:30. Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, vijojnë ecurinë pozitive duke triumfuar 3-0 në transfertë ndaj AF Luftëtarit. Korçarët konfirmojnë formën e mirë dhe mbajnë vendin e parë me 57-të pikë. Fitore bindëse arriti edhe Laçi, që mposhti Lushnjen 5-1 në transfertë, në një ndeshje të dominuar nga bardhezinjtë. Kjo ishte fitorja e dhjetë radhazi në kampionat për Laçin, që mban vendin e dytë me 54 pikë. Në përballjet e zhvilluara më 28 shkurt, Korabi fitoi minimalisht 1-0 ndaj Kastriotit, ndërsa Pogradeci mori një sukses të rëndësishëm 2-1 në transfertë kundër Apolonisë. Liqenorët renditen të tretët me...
Burimi:
telesport.al