KATEGORIA E PARË: Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci bëjnë detyrën. Fitore të rëndësishme për Kukësin dhe Lushnjen

KATEGORIA E PARË: Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci bëjnë detyrën. Fitore të rëndësishme për Kukësin dhe Lushnjen

4 Prill 2026 17:10 Telesport Janë luajtur 5 nga 6 ndeshjet e javës së 29-të për Kategorinë e Parë. Në Korçë, Skënderbeu fituar vetëm në minutat shtesë 1-0 ndaj Ilirisë, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Mario Beshiraj në minutën e 90+5′, pas një faulli brenda në zonë. Laçi dhe Pogradeci kanë kryer detyrën me sukses, njësoj si korçarët. Kurbinasit kanë fituar në fushën e tyre 3-1 ndaj Burrelit, ndërsa liqenorët kanë fituar 5-1 në shtëpi ndaj Kastriotit. Skënderbeu kryeson renditjen me 60 pikë, Laçi ndjek i dyti me 67 pikë dhe Pogradeci i treti me 64 pikë. Përveç garës mes tri ekipeve për të siguruar dy biletat direkte për në Abissnet Superiore, rivalitet i madh është edhe në fundin e tabelës. Kukësi ka...