Kategoria e Parë/ Skënderbeu kthehet te fitorja, Laçi siguron triumfin e tetë radhazi
Skënderbeu dhe Laçi janë skuadrat me pritshmëritë më të mëdha këtë sezon në Kategorinë e Parë, në kuptimin që janë ekipet që mund të rikthehen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ecuria e tyre e mirë në lojë e rezultate bind në këtë drejtim,. Natyrisht, në këtë kategori ka rivalitet dhe emocione, pasi skuadra të qyteteve të rëndësishme rivalizojnë me njëra-tjetrën dhe kjo e bën garën sa interesante aq dhe cilësore. Por korçarët dhe kurbinasit kanë më shumë shanse se të tjerët, gjë që e dëshmojnë pikërisht rezultatet e tyre. Kështu, java e 22-të e kampionatit të Kategorisë së Parë prodhoi ndeshje emocionuese dhe shumë gola, me skuadrat e kreut që vazhdojnë garën e fortë për objektivat sezonalë. Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme 3-2...
Burimi:
sot.com.al