Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Kategoria e Parë: Skënderbeu fiton në frymën e fundit ndaj Kukësit, Besa “spektakël” ndaj Ilirisë
21 Dhjetor 2025 16:25 Telesport Skënderbeu ka marrë fitoren e tretë rresht në Kategorinë e Parë, këtë herë në frymën e fundit 0-1 në transfertën ndaj Kukësit. Ishte Renato Gjini që nderoi korçarët me golin e tij në minutën e 89-të. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu rrit diferencën në 7 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Laçi, ndërsa Pogradeci renditet i treti me 32 pikë. Pas humbjes së sotme, Kukësi mbetet në fund me 9 pikë. Në ndeshjen tjetër, Besa fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Ilirisë, duke u ngjitur në vendin e 5-të me 23 pikë, Iliria mbetet në vendin e 7-të me 21 pikë. Korabi-Burreli është shtyrë sërish për shkak se vazhdon moti i paqëndrueshëm dhe mjegulla e dendur në Peshkopi. Kjo ndeshje...