Kategoria e Parë/ Skënderbeu bën pazar në Superiore, siguron shërbimin e sulmuesit të Elbasanit

Kategoria e Parë/ Skënderbeu bën pazar në Superiore, siguron shërbimin e sulmuesit të Elbasanit

Skënderbeu bën pazar në Kategorinë Superiore në këtë sesion të merkatos. Skuadra korçare që po kërkon të kthehet në elitën e futbollit shqiptar ka siguruar shërbimin e sulmuesit Antonio Delaj nga Elbasani, një transferim që është bërë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit. Klubi i Elbasanit ka konfirmuar këtë lëvizje të futbollistit të tij në drejtim të Skënderbeut. ‘Antonio Delaj i bashkohet ekipit të KF Skënderbeut në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual’-lexohet në njoftimin e skuadrës verdheblu Sulmuesi 22 vjeçar  që nisi gjithçka te Vllaznia për t’u transferuar te Elbasani në muajt e verës, nuk pati shumë hapësira aktivizimi dhe në këtë mënyrë ai u transferua te Skënderbeu si një përforcim i reparit të sulmit te skuadra korçare.