Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 26-të, fitojnë Skënderbeu e Laçi

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 26-të, fitojnë Skënderbeu e Laçi

Krahas Kategorisë Superiroe, e cila ka hyrë në fazën e fundit të saj, edhe në Kategorinë e Parë po luhen ndeshjet e fazës së fundit të aktivitetit, ku skuadrat me pretendime po përpiqet të bëjnë diferencë dhe të realizojnë objektivin e tyre sezonale. Kuptohet, skuadra si Laçi dhe Skënderbeu kanë më shumë shanse të rikthehen në elitë, kjo falë pozicioneve të tyre në krye të renditjes. Ndërkohë, java e 26-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u zhvillua këtë të shtunë me të gjashtë ndeshjet që nisën në orën 15:00, duke dhuruar rezultate interesante në garën për objektivat e sezonit. Kryesuesit e Skënderbeut morën një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Apoloninë me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Tre pikë të rëndësishme...