Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti, Besa & Burreli
Ka përfunduar sot java e 17-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Kategoria e Parë”. Ndeshja e shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike mes Korabit dhe Burrelit u mbyll me fitoren minimale 1-0 për Burrelin. Në ndeshjet e tjera të javës, Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe Besa regjistruan fitoret e radhës. Skënderbeu, që kryeson kampionatin, mposhti Kukësin në transfertë me rezultatin 1-0. Edhe Laçi arriti një triumf shumë të rëndësishëm jashtë fushe, duke mundur Apoloninë 2-0. Pogradeci fitoi në Gjirokastër ndaj AF Luftëtarit me rezultatin 3-2. Besa triumfoi në shtëpi 3-1 ndaj Ilirisë së Fushë Krujës. Fitore këtë javë mori edhe Kastrioti, që mundi Lushnjen në stadiumin “Redi Maloku” me rezultatin 2-1. Pas përfundimit të javës së 17-të, Skënderbeu kryeson renditjen me...