Kategoria e Parë/ Kurti më i përzgjedhuri në formacionin e javës
Në kategorinë e Parë ka një rivalitet të shtuar pasi aty militojnë skuadra me emër të madh në futbollin shqiptar, madje klube të qyteteve të mëdha e të rëndësishme si Korça, Gjirokastra, Lushnja, Fieri, Kruja etj. Kampionati i Kategorisë së Parë vijon të dhurojë emocione dhe rivalitet, teksa pas 18 javësh gara për dy vendet e para, që sigurojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, mbetet e hapur dhe mjaft konkurruese. Skënderbeu kryeson renditjen me 41 pikë, i ndjekur nga Laçi me 36 pikë, ndërsa Pogradeci mban vendin e tretë me 33 pikë, duke konfirmuar një kampionat të luftuar dhe me interes në çdo javë. Në këtë fazë të sezonit, vëmendje të veçantë marrin edhe statistikat individuale, të cilat nxjerrin në pah lojtarët me kontributin...
Burimi:
sot.com.al