Kategoria e Parë/ Java e 25-të luhet të shtunën në orën 14:00
Java e 25-të e kampionatit Kategoria e Parë do të luhet e gjitha të shtunën, më 7 mars, në orën 14:00. Skënderbeu do të përballet me Lushnjen në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa Laçi pret në shtëpi Apoloninë. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, Pogradeci do të luajë ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti do të përballet me Besën në stadiumin “Redi Maloku”. Në “Liri Ballabani”, Burreli pret Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Kukës Arena”, Kukësi do të luajë ndaj AF Luftëtarit. Gara në kampionatin e Kategorisë së Parë po bëhet gjithnjë e më e fortë, ku diferenca mes kryesuesit Skënderbeu dhe vendit të dytë Laçi është vetëm 3 pikë. Po ashtu, shumë interesante është edhe lufta për mbijetesë, ku dy vendet e fundit, Kukësi dhe AF Luftëtari, do të kenë një...
Burimi:
sportiim.al