Kategoria e Parë: Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 30-të
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 30-të në kampionatin “Kategoria e Parë”, Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur edhe formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, bazuar në performancat e treguara në fushën e lojës. Skema e përzgjedhur është 1-4-4-2. Në portë është përzgjedhur Sinan Dani i Burrelit, i cili zhvilloi një paraqitje të mirë gjatë kësaj jave. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Klevis Shaqe i Skënderbeut, Ali Samake i Pogradecit, Ersildjo Asllanaj i Apolonisë dhe Arlind Kurti i Laçit, futbollistë që u dalluan për sigurinë dhe kontributin e tyre në fazën mbrojtëse. Mesfusha përbëhet nga Ardit Ziaj i AF Luftëtarit, Rodrigo Migone i Besës, Irdi Morina i Korabit dhe Ledjo Tresa i Laçit, të cilët spikatën me paraqitjet e tyre dhe...
Burimi:
telesport.al