Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Skënderbeu fitoi minimalisht ndaj Burrelit në transfertë, falë një goli të shënuar nga Mario Beshiraj në pjesën e dytë. I njëjti lojtar, shpërdoroi një penallti në fraksionin e parë. Me këtë sukses, korçarët mbajnë vendin e parë me 73 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë. Kurbinasit bënë detyrën ndaj Kastriotit, duke fituar 2-1 në transfertë. Pogradeci triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Kukësit në shtëpi. Pesë gola u shënuan në pjesën e parë, ndërsa Pogradeci shënoi edhe një tjetër në fund, për të vulosur suksesin. Ky sukses, i mban liqenorët në vendin e tretë me 67 pikë, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë pikërisht ndaj Laçit, ku do të caktohet edhe skuadra e vendit të dytë, që të çon...