Kategoria e Parë është ndezur si kurrë më parë, njihuni me takimet e javës

Kategoria e Parë është ndezur si kurrë më parë, njihuni me takimet e javës

Pas ndeshjeve të luajtura në mesjavë, kampionati i Kategorisë së Parë rikthehet sërish këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 28-të. Apolonia – Lushnja është sfida hapëse e kësaj jave, që do të luhet në Fier në ora 15:00. 5 takimet e tjera të kësaj jave do të zhvillohen të gjitha të dielën në ora 15:00. Pas fitores kundër Ilirisë, Pogradeci udhëton drejt Burrelit, në një përballje mjaft delikate ndaj vendasve. Një tjetër sfidë interesante do të luhet në Kavajë mes Besës dhe Skënderbeut, me të dyja ekipet që kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve. Nga ana tjetër, Iliria do të përballet me Laçin ndërsa Korabi pret Luftëtarin. Kukësi gjithashtu do të luajë në një transfertë të vështirë ndaj Kastriotit. Java 28 Apolonia – Lushnja...