Kategoria e Parë: Ekipet vendase nuk falin në shtëpi, Laçi dhe Pogradeci nuk i ndahen Skënderbeut

Kategoria e Parë: Ekipet vendase nuk falin në shtëpi, Laçi dhe Pogradeci nuk i ndahen Skënderbeut

31 Janar 2026 16:10 Telesport Janë luajtur sot 4 nga ndeshjet e javës së 20-të për Kategorinë e Parë, njësoj siç Skënderbeu fitoi dje në shtëpi 2-1 ndaj Kastriotit, edhe sot ekipet vendase nuk kanë falur duke marrë fitore. Laçi është mjaftuar me golin e Sander Kalaj për të fituar 1-0 ndaj Luftëtarit. Pogradeci vazhdon formën e mirë, sot fitoi 3-1 ndaj Korabit. Iliria ka fituar 2-0 ndaj Apolonisë, ndërsa surprizë mund të quhet fitorja 1-0 e Kukësit të vendit të fundit ndaj Besës. Nesër luhet ndeshja përmbyllëse e kësja jave, Lushnja-Burreli. Përsa i përket klasifikimit, Skënderbeu kryeson me 47 pikë, ndjekin Laçi me 42 pikë dhe Pogradeci 39 pikë, pra kemi në garë 3 ekipe ëpr të siguruar dy biletat direkt për në Superiore.