Kastrioti- Laçi në Vorë, Skënderbeu, dalja delikate në Burrel

Kastrioti- Laçi në Vorë, Skënderbeu, dalja delikate në Burrel

Me katër javë nga fundi kreu dhe fundi rebus-i për t’u zgjidhur. Sot provat e mëdha për Skënderbeun dhe Laçin Kategoria e Parë në fazë vendimtare. Këtë pasdite do të luhet java e 30-të me të gjitha ndeshjet që startojnë në orën 15:00. Skënderbeu kryesues do të udhëtojë drejt Burrelit për të ruajtur fronin ndërsa vendasit në kërkim të rikthimit te zona play off (ngjitje). Nga ana e tij Laçi i vendit të dytë me tri pikë më pak se korçarët takohet në Vorë me Kastriotin pritës. Kurbinasit kërkojnë vijimësinë ndaj një Kastrioti me shumë luhatje këto javë të fundit. Ndërkohë ndryshe nga dy skuadrat e kreut Pogradeci këtë javë e sheh vetën pritës ndaj Kukësit të zonës së rrezikut. Iliria- AF Luftëtari Besa- Lushnja...