Kasemiro drejt Milanit, e pret Modriç
Braziliani Kasemiro bie në radarët e Milan në Serie A. Klubi i madh italian është vënë në lëvizje përpjekjen për të nënshkruar me ish mesfushorin e Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Pas një periudhe të suksesshme në Angli, mesfushori shkatërrues duket se është gati t’i japë fund kohës së tij me Mançester Junajtid kur kontrata e tij të skadojë në qershor. Kjo situatë ka ngjallur interes të menjëhershëm nga drejtuesit e klubit milanez, të cilët po kërkojnë lojtarë të nivelit të lartë për projektin e tyre aktual sportiv. Për klubin e drejtorit sportiv Igli Tare mbërritja e një lojtari të këtij kalibri (34 vjeç), do të ishte një hap të madh në një zonë kritike të fushës aty ku Milan ka më shumë nevojë...
Burimi:
sportiim.al