Kartoni i Kuq i turpit ndez polemika në Itali, federata pranon gabimin: Juventus u dëmtua

Kartoni i Kuq i turpit ndez polemika në Itali, federata pranon gabimin: Juventus u dëmtua

Federico La Penna është emri më i lakuar prej dy ditësh në Itali. Arbitri i futbollit i dha karton të kuq (i dyti i verdhë) mbrojtësit të Juventusit Piere Kalulu, një vendim që erdhi pas simulimit të mbrojtësit Bastoni në fitoren 3-2 të Interit kundër Juventusit në Serie A.Në minutën e 42-të Kalulu nuk pati kontakt me Bastonin, diçka që ndodhi në gjysmën e fushës së Interit, por për Federico La Pennan jo vetëm që ishte faull, por edhe kartoni i dytë i verdhë për Kalulu, që la Juven me një lojtar më pak për afro 50 minuta, kur ndeshja në ato çaste ishte 1-1.Të shumta kanë qenë reagimet pas ndeshjes, teksa drejtuesit e Juventusit dhe trajneri Luciano Spalletti u përplasën direkt me arbitrin.Për këtë...