Karriera e pabesueshme e Vedat Muriqit, nga liga e dytë turke për 10 vjet në kandidat për “Këpucën e Artë” europiane
Adriatik BALLA Duke iu referuar informacioneve të dhëna nga “Koha” në Kosovë, sulmuesi Vedat Muriqi nga një lojtar i thjeshtë në ligën turke 10 vjet më parë, tani është kandidat për “Këpucën e Artë” europiane. Pakkush atëbotë mund ta ketë parashikuar rrugëtimin e Muriqit në karrierë, përkatësisht arritjen e tij në La Liga dhe shndërrimin në njërin prej sulmuesve kryesorë në futbollin evropian. Por Muriqi ka bërë rritje të pabesueshme dhe tani është emër i njohur në kontinent. Ndër të tjera fundjavën e kaluar shënoi “hat-trick” në kampionatin spanjoll, njërin prej kryesorëve të futbollit. Muriqi ka avancuar vazhdimisht në karrierë duke punuar shumë, duke mos u dorëzuar para sfidave dhe, që ndoshta është më e rëndësishmja, duke e çmuar çdo mundësi që kishte. “Jam shumë...
Burimi:
sot.com.al