Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Nga Elton Therçaj Presidenti i Federatës Italiane të Gjimanstikës, Z. Adrea Faccio, bëri një vizitë 2-ditore në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj. Titullarët e dy federatave shqiptare dhe italiane u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i KOKSH Z. Fidel Ylli. Kjo vizitë e parë në vendin tonë e Z. Faccio realizohet në një klimë miqësore të bashkëpunimit mes dy federatave. Në selinë qendrore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi, fokusi i të cilit ishte trajnimi i gjimnasteve shqiptare në kampuset sportive në Itali, kurset e trajnimit për trajnerët dhe gjyqtarët, si dhe mbështetja logjistike me bazë materiale për ekipet shqiptare të gjimnastikës. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidenti i FIGJ Z. Faccio...