Kapiteni mbron Arne Slot nga kritikat e tifozëve: Një javë je hero, javën tjetër dështak…
Virgil van Dijk ka bërë thirrje për perspektivë përballë kritikave ndaj Arne Slot dhe lojtarëve të Liverpool-it, këtë sezon, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e mosrespektit të jashtëm dhe ndikimin gjithnjë e më të madh të rrjeteve sociale mbi futbollistët modernë. Van Dijk mbrojti Slot me pasion, ndërsa trajneri ka qenë objekt i frustrimeve të tifozëve për deklaratat e tij provokuese. “Kush tregon ndaj atij mosrespekt? Kjo është pyetja, – tha Van Dijk. – A është mungesa e respektit nga njerëz që nuk duhet t’i vlerësojmë e marrim seriozisht? Po ashtu mund të mendoj për lojtarët që i trajtojnë me mosrespekt. Nga kush mungon respekti ndaj lojtarëve? A është dikush që duhet ta vlerësosh, apo thjesht mund ta lësh pas dhe të përqendrohesh në detyrën për të...
Burimi:
telesport.al