Kaos në Meksikë para Kupës së Botës, FIFA shqyrton zhvendosjen e ndeshjeve pas vrasjes së bosit të drogës ‘El Mencho’

Kaos në Meksikë para Kupës së Botës, FIFA shqyrton zhvendosjen e ndeshjeve pas vrasjes së bosit të drogës ‘El Mencho’

Katër ndeshje të ligës meksikane të futbollit u shtynë të dielën pas dhunës në rrugët e disa qyteteve pas operacionit policor që çoi në vrasjen e trafikantit të drogës Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes. Dy ndeshje të ligës së parë, Queretaro – Juarez në turneun e meshkujve dhe Chivas – America në kampionatin e femrave, si dhe dy ndeshje të divizionit të dytë u anuluan. Ekipi kombëtar meksikan ka planifikuar një miqësore kundër Islandës të mërkurën në stadiumin ‘Corregidora’ në qytetin e Queretaro. Federata Meksikane e Futbollit nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me shtyrjen e mundshme të ndeshjes. Duhet theksuar se këtë verë, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, Meksika do të presë Kupën e Botës nga 11...