Kanté nga Al Ittihad te Fenerbahçe falë… Erdoganit. Klubi falenderon presidentin turk
4 Shkurt 2026 12:20 Alfred Lleshi Në futbollin modern, disa dinamika shkojnë përtej fushës. Në Turqi, transferimi i N’Golo Kanté te Fenerbahçe u shoqërua me një falënderim publik, që nxiti debat mbi rolin e institucioneve në operacionet e mëdha të merkatos. Klubi i Stambollit ia atribuoi pjesërisht suksesin mbështetjes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan. Falenderimi zyrtar u bë nga drejtori i klubit, Sadettin Saran, i cili theksoi rëndësinë e ndërhyrjes politike në arritjen e transferimit të Kanté: “Klubi ynë ka përfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kanté, një nga figurat kryesore të futbollit botëror. Në emrin tim dhe të klubit dua të falënderoj presidentin tonë, Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme, që e bëri të mundur këtë proces dhe do të...
Burimi:
telesport.al