Kanë si referencë… Jose Mourinho, plasin polemikat për fanellën e re të Real Madridit

Kanë si referencë… Jose Mourinho, plasin polemikat për fanellën e re të Real Madridit

26 Dhjetor 2025 13:42 Alfred Lleshi Fanella e mundshme e Real Madridit për sezonin 2026-2027 u përfol në rrjetet sociale nga portalet e specializuara ‘Footy Headlines’ dhe ‘Opaleak’, duke shkaktuar reagime të ndryshme. Edhe pse mund të jetë thjesht një spekulim ose ‘fake’, fanella ruan ngjyrën tradicionale të bardhë dhe shton elemente të reja: tri vijat e Adidas-it janë rozë, ndërsa jaka, fundi i mëngëve, logoja dhe reklamat janë jeshile. Ky ngjyrim jeshil është një referencë ndaj fanellës së dytë që Real Madridi përdori në sezonin 2012-2013 nën drejtimin e José Mourinhos. Komentet janë të ndryshme: disa duartrokasin për ngjyrat e reja, ndërsa të tjerë kritikojnë mungesën e thjeshtësisë dhe traditës që karakterizon fanellat e bardha të klubit.