Kane, për rokadën e “Këpucës së Artë” me Mbappe. Në “Bernabéu” i pranishëm, “madje edhe me karrocë…”
6 Prill 2026 11:21 Alfred Lleshi Harry Kane nuk ishte në listën për ndeshjen e fundit të Bundesligës ndaj Freburg, pasi lëndoi kyçin e këmbës me përfaqësuesen e Anglisë, duke shkaktuar shqetësime. Megjithatë, askush nuk dyshon se kandidati kryesor për të rrëmbyer “Këpucën e Artë” nga Kylian Mbappé nuk do të mungojë nesër në “Bernabéu”, përveçse nëse është plotësisht i paaftë. “Besoj se do të luajë, madje edhe me karrocë”, – tha Joshua Kimmich pas fitores të shtunën. “Mendoj se do të luajë, madje edhe duke u tërhequr në fushë, nëse duhet. Shpresoj të jetë në formë për të martën. Nëse nuk gaboj, nuk kemi fituar kurrë aty që kur jam unë te Bayerni”, – shtoi mesfushori. Në moshën 32-vjeçare, Kane kërkon trofeun e parë...
Burimi:
telesport.al