Kane mohon zërat për kalimin te Barça: Jam i lumtur te Bayern, thashethemet janë vlerësim për punën time

Kane mohon zërat për kalimin te Barça: Jam i lumtur te Bayern, thashethemet janë vlerësim për punën time

Golat vazhdojnë të vijnë dhe kështu vazhdojnë edhe thashethemet për transferime. Pas një tjetër performance vendimtare për Bayern Munich, që kulmoi me një dygolësh në fitoren 3-2 ndaj Eintracht Frankfurt, sulmuesi Harry Kane e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushës. Sulmuesi anglez komentoi kështu deklaratat e Xavier Vilajoana, një kandidat paraprak për president të Barcelonës, i cili kishte folur për kontakte me stafin e sulmuesit anglez, për ta sjellë në Spanjë. “Nuk di asgjë për këtë,” sqaroi Kane për “Sky Sport Germany”. “Babai dhe vëllai im merren me këto çështje, por nuk më kanë thënë asgjë. Jam shumë i lumtur këtu në Bayern, plotësisht i përqendruar në këtë sezon dhe udhëtimin tim në Mynih. Nëse ata flasin për këtë, e marr...