Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Tre anëtare të tjera të delegacionit të futbollit të femrave të Iranit – të cilat kishin marrë viza humanitare për të qëndruar në Australi kanë ndryshuar mendje dhe do të kthehen në vendin e tyre. Aktivistët për të drejtat e njeriut në diasporën iraniane i kanë identifikuar këto tri anëtare si Zahra Soltan Meshkehkar, Mona Hamoudi dhe Zahra Sarbali. Shqetësimet rritën për ekipin Iranian, pasi ato nuk kënduan gjatë himnit kombëtar të vendit të tyre në ndeshjen e hapjes së Kupës së Azisë kundër Koresë së Jugut më 2 mars, gjë që çoi në etiketimin e tyre si “tradhtare lufte” në Iran. Duke konfirmuar vendimet e tyre, ministri australian për çështjet e brendshme deklaroi se qeveria e tij kishte bërë gjithçka që mundej për t’u...