Kane feston golin e 50-të në Champions dhe paralajmëron Real Madridin: Nuk kemi frikë nga askush

Kane feston golin e 50-të në Champions dhe paralajmëron Real Madridin: Nuk kemi frikë nga askush

19 Mars 2026 13:55 Alfred Lleshi Bayern Munich tremb Real Madridin, pasi eliminoi Atalantën në 1/8 e Champions League me rezultatin total historik 10-2 (1-6 dhe 4-1). Protagonist ishte Harry Kane, i cili shënoi golin e 50-të në Champions. Ai realizoi nga penalltia dhe më pas një perlë të vërtetë: “Ishte, ndoshta, goli im më i bukur në Champions. Po përpiqem të kujtoj të tjerë, por është ndër të preferuarit e karrierës sime. Mënyra si u zhvillua aksioni, lëvizja ime…, ishte kombinim i gjithë stërvitjes dhe teknikës. Ishte diçka shumë speciale”. Trajneri Vincent Kompany u shpreh me humor: “Nuk ka meritë trajneri. Ai është në një moment fantastik. Edhe golat e shëmtuar më gëzojnë njësoj”. Kane, me 47 gola në 39 ndeshje këtë sezon, paralajmëroi gjysmëfinalen:...