Kampionët i merr “turma” në Senegal (video), Maroku ankohet në CAF e FIFA

Kampionët i merr “turma” në Senegal (video), Maroku ankohet në CAF e FIFA

Senegali fitues i Kupës së Afrikës për Kombe u prit me madhështi në vendin e tij. Parada e tyre mbi autobus u ndoq nga qindra mijëra njerëz që festuan çmendurisht me ekipin. Më vonë me heronjtë e vendit të tyre, u angzhua shteti ndërsa ka nderuar protagonistët e këtij suksesi në mënyrë të pazakontë. Presidenti i Senegalit, Basiru-Diomaje Faje, u ka akorduar një premio prej rreth 115 mijë eurosh për secilin futbollist. Por jo vetëm kaq, ai u ka caktuar edhe nga një terren prej 1500 metrash katrorë në zonën popullore bregdetare të Petite-Côte, në jug të Dakarit. Përfituan edhe stafet e kombëtares. Ndërkohë në kampin tjetër atë maroken vijon mosaprovimi i finales. “Ai i solli turp futbollit afrikan,” e akuzoi trajneri maroken Regragui homologun...