Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Kampionët e Oklahoma humbasin në Minnesota, fitore jashtë fushe për Chicago e San Antonio
Skuadra kampione e Oklahoma u mund sot 112-107 në fushën e Minnesota, humbja e tretë sezonale, por që mban Thunder në krye të renditjes në NBA. 35 pikët e Alexander Shai këtë herë nuk mjaftuan për të fituar, ndërsa për vendasit u dallua Anthony Edwards me 26 pikë e 12 rebound. Rikthehet te fitorja ekipi i Boston, që mundi 129-116 Miami. Dyshja Derrick White e Jaylen Brown vendimtar për Celtics, që realizoi 63 pikë së bashku. Fiton edhe Philadelphia, që mundi 116-107 New York, ndeshje ku Tyrese Maxey realizoi 30 pikë për miqtë. Nuk zhgënjen San Antonio, që triumfoi 126-98 në fushën e Atlanta, sfidë e dominuar nga miqtë. Victor Wembanyama me 26 pikë e 12 rebound ishte shënuesi më i mirë për Spurs. Jashtë...