Kampionati i Femrave: Teuta luan “basketboll” ndaj Lushnjës, Vllaznia dhe Apolonia bëjnë detyrën
16 Shkurt 2026 19:08 Telesport Kampionati i vajzave uli siparin e javës së 10-të këtë të hënë me ndeshjen Gramshi – Kinostudio, që u mbyll me fitoren 2-0 të skuadrës gramshiote. Triumfi më i thellë i javës u regjistrua nga Teuta, që mposhti Lushnjën me shifrat rekord 28-0 në një ndeshje të luajtur të shtunën në Durrës. Edhe Apolonia e Vllaznia shënuan fitore të rëndësishme ditën e diel. Shkodranet fituan 8-0 derbin e veriut kundër Atletik Klubit, ndërsa Apolonia mposhti 4-0 ekipin e Lushnjës. Rezultatet – JAVA 10 Teuta 28-0 Lushnja Atletik Klub 0-8 Vllaznia Apolonia 4-0 Egnatia Gramshi 1-0 Kinostudio
Burimi:
telesport.al