Kampionati i femrave, java e 13-të: Vllaznia dhe Partizani me fitore bindëse në transfertë, Gramshi mjaftohet me një gol

Kampionati i femrave, java e 13-të: Vllaznia dhe Partizani me fitore bindëse në transfertë, Gramshi mjaftohet me një gol

23 Mars 2026 17:21 Telesport Ndeshja Lushnja – Partizani uli siparin e javës së 13-të të kampionatit të futbollit të vajzave, me të kuqet që triumfuan 0-4 në transfertë. Një fitore bindëse që i mban në garë të fortë për një vend në katërshen e “Final 4”. Në krye vijon të qëndrojë Vllaznia, që regjistroi një tjetër paraqitje dominuese, duke mposhtur me shifrat e thella 14-0 ekipin e Kinostudios. Shkodranet konfirmojnë kështu statusin e pretendentes kryesore për titull. Ndërkohë, Gramshi siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Apolonisë, duke triumfuar minimalisht 0-1 në një sfidë të luftuar deri në fund. Tre pikë të vlefshme arriti edhe Egnatia, që fitoi me rezultatin e pastër 6-0 ndaj Atletik Klub, duke forcuar pozitat në renditje. Java 13...