Kampionati i femrave, java e 11-të. Fitore me goleadë për Vllazninë, Teutën dhe Kinostudion

Kampionati i femrave, java e 11-të. Fitore me goleadë për Vllazninë, Teutën dhe Kinostudion

22 Shkurt 2026 19:49 Telesport Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave u mbyll këtë të diel me takimin Lushnja – Gramshi, me fitoren 0-4 të ekipit mik, që siguroi tre pikë të rëndësishme në transfertë. Në sfidat e tjera të fundjavës, Vllaznia vijon me formën dominuese, teksa mposhti Partizanin me rezultatin e thellë 10-0 në shtëpi. Fitore bindëse regjistroi edhe Teuta, që triumfoi 2-5 në transfertë ndaj Egnatias. Ndërkohë, Kinostudio siguroi një tjetër sukses të rëndësishëm, duke fituar 5-0 përballë Atletik Klub në fushën e saj.