Kampionati i femrave, fitore bindëse për Vllazninë dhe Kinostudion. Apolonia mjaftohet me një gol ndaj Partizanit

Kampionati i femrave, fitore bindëse për Vllazninë dhe Kinostudion. Apolonia mjaftohet me një gol ndaj Partizanit

5 Prill 2026 18:10 Telesport Java e 15-të e kampionatit kombëtar të vajzave uli siparin këtë të diel, duke dhuruar ndeshje interesante dhe rezultate të thella. Në sfidën përmbyllëse të javës së 15-të, Kinostudio regjistroi një fitore bindëse në transfertë ndaj Lushnjës me rezultatin e thellë 0-9. Në takimet e tjera të javës, Apolonia arriti një fitore të rëndësishme minimale 1-0 përballë Partizanit, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Vllaznia vijon paraqitjet dominuese, duke triumfuar 0-7 në transfertë ndaj Egnatias. Ndërkohë, Teuta dhe Atletik Klub ndanë pikët pas një barazimi pa gola. Java e 15 Lushnja 0-9 KinostudioEgnatia 0-7 VllazniaApolonia 1-0 PartizaniTeuta 0-0 Atletik Klub