Kamber Qaka prezantohet te Partizani, detajet e kontratës me ish-lojtarin e kombëtares

Kamber Qaka prezantohet te Partizani, detajet e kontratës me ish-lojtarin e kombëtares

14 Janar 2026 14:22 Alfred Lleshi 𝐊amber Qaka, ish-lojtar i kombëtares kuqezi në kohën e trajnerit Panucci, është zyrtarisht pjesë e “demave të kuq” në Superiore. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi kryeqytretas: “Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kamer Qaka. Ish-lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë është zyrtarisht pjesë e të kuqve, skuadër me të cilën do të provojë edhe aventurën e parë në kampionatin shqiptar. Qaka i cili ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysmë është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. 30-vjeçari i bashkohet Partizanit pas eksperiencës pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj kampion. Njëkohësisht, ai dhuroi performanca mbreslënëse edhe në Ligën e Konferencës,...