“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, doli në konferencë për mediat një ditë përpara sfidës së rëndësishme Play-Off për Botërorin ndaj Polonisë, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për ekipin kuqezi. Tekniku brazilian u shpreh se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në krahasim me vitin 2023, por nënvizoi se edhe kundërshtari ka evoluar në të njëjtën mënyrë. Ai e cilësoi përballjen si një nga më të rëndësishmet për Kombëtaren. “Ne jemi përmirësuar shumë si skuadër nga viti 2023, po ashtu edhe Polonia. Sa i përket faktit nëse është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mua si trajner, sigurisht që kemi eksperiencën e Europianit, kemi luajtur edhe ndeshje të rëndësishme si ndaj Serbisë, që kishte edhe ngarkesë gjeopolitike, por besoj se ndeshja ndaj Polonisë...